Kampionati botëror hyn në një fazë emocionuese, ku do të luhen përballje mjaft të forta
Emocionet e Katar 2022 do të vazhdojnë me çerekfinalet e botërorit. Faza nis më 9 Dhjetor dhe ndeshja e parë do të jetë Kroaci- Brazil.
Nënkampionët e Botës do të ndeshen me “sambën braziliane” me koreograf trajnerin Tite dhe yllin e ekipit Nejmar.
Ballkanasit janë një grup kompakt me mesfushorë të shkëlqyer, ndërsa brazilianët, dallohen për cilësitë e shkëlqyera teknike.
Në mbrëmje, Argjentina e Messit do të sfidojë Holandën e
Van Gaalit. Deri më tani tulipanët janë një nga kombëtaret me mbrojtjen më të mirë.
Bardhekaltrit kanë cilësi në përbërje, por psikologjikisht kanë treguar se kanë mangësi.
Në 7 përballje të mëparshme Holanda ka fituar 3, Argjentina një herë falë penalltive, ndërsa 3 janë barazime.
Një ditë më pas, do të jetë radha e Marokut dhe Portugalisë, dy nga përfaqësueset më dinamike në event.
Afrikan-overiorët do të tentojnë të vazhdojnë të jetojnë në përrallë.
Cilësitë e Cristiano Ronaldo dhe shokëve të tij nuk diskutohen te luzitanët, por guximi dhe cilësitë e Marokut nuk janë më surprizë dhe ndeshja sigurisht që premton shumë.
Në mbrëmje, ka një përballje mes dy kolosëve të futbollit botëror Francë-Angli.
Deschamps dhe ekipi i tij kanë mentalitet fitues si pak të tjerë, ndërsa projekti Southgate, në evolucion të plotë, ka nevojë për hapin përfundimtar për të krijuar besueshmëri.
Kjo do të jetë hera e 32 që këto skuadra përballen me njëra- tjetrën. Anglia ka fituar 17 herë, kurse Franca nëntë herë.
KATAR 2022 – ÇEREKFINALET
9 Dhjetor
Kroaci – Brazil
Holandë – Argjentinë
10 Dhjetor
Marok – Portugali
Francë – Angli
Klan News