Mediat në Spanjë shkruajnë se mendohet të stërvitet prej të enjtes
Karim Benzema mund të luajë në këtë Botëror. Sulmuesi i Francës u lëndua pak para nisjes së turneut, por trajneri Didier Deschamps nuk e zëvendësoi dhe sipas mediave spanjolle pritet të kthehet në stërvitje. E enjtja mendohet të jetë dita që Benzema do të nisë përgatitjet. Vetë futbollisti ka publikuar një foto ku ndodhet në palestër. Megjithatë nga përfaqësuesja franceze nuk ka asnjë lajm.
Radio RMC duke iu referuar rregullores shton se Karim Benzema mund të zbresë në fushë në çdo moment të Kupës së Botës, madje ka të drejtë të marrë edhe medalje nëse Franca arrin një nga 3 vendet e para. Për Benzema ishte një synim i lakmuar pjesëmarrja në Botërorin e Katarit, pasi fitoi Topin e Artë për vitin 2022. Franca e ka siguruar kalimin në fazën tjetër të Kupës së Botës.
Tv Klan