Fetsa e Fiter Bajramit është kremtuar në disa vende të botës, ku besimtarë të shumtë kanë falur namazin. Besimtarët myslimanë u lutën për paqe dhe shëndet.
Festa e Fiter Bajramit u festua në shumë vende të botës.
Besimtarët vërshuan në sheshe dhe xhami për këtë festë kaq të shënuar të besimit Islam.
Festimet të vecanta e kryen në Katar. Në qytetin Al Rajan rreth 15 mijë besimtarët myslimanë zhvilluan ritet e tyre në stadiumin e futbollit “Education”.
“Ishte hera e parë që ata bënë diçka të tillë në stadium. Ishte vendimi më i mirë për ta bërë këtë këtu dhe gjithçka ishte e mrekullueshme.”
Festë u kremtua edhe në Lindjen e Mesme. Por ndryshe nga shumë vende, atje u lutën për paqe.
“Dëshira jonë për këtë Bajram është që në Mosul dhe Irak të mbizotërojë stabiliteti dhe siguria. Përgëzoj gjithë kombin mysliman dhe arab për këtë ditë, në veçanti Mosulin , familjen dhe të afërmit. Kjo xhami ka më shumë rëndësi shpirtërore se të tjerat pasi është në mes të Mosulit, është shkatërruar gjatë betejave për çlirim por falë Zotit u rindërtua më pas. Falë Zotit ka pasur rindërtim dhe zhvillim në qytetin e Mosulit që nga Bajrami i kaluar.”
Ndërsa në Libi përplasja mes dy kampeve politike rivale u reflektua edhe në këtë ditë të shënuar.
Në qytetin e Bengazit Bajrami u festua këtë të premte ndërsa në Tripoli festa u la për të shtunën duke shkaktuar përcarje tek besimtarët.
“Ndarja është negative për njerëzit. Secila palë vendosi një ditë të ndryshme për fillimin e Bajramit. Natyrisht, vendet fqinje me Libinë, si Tunizia dhe Egjipti, shumica e tyre shpallën Bajramin të premten. Paçi një vit të mbarë dhe në dashtë Zoti do të kemi shëndet dhe mirëqenie.”
Fiter Bajrami vjen në përfundim të muajit të shenjtë të Ramazanit.
GAZETARE: XHUANA LIKA
PAMJET: REUTERS