Boston merr kreun e Bucks, fitojnë Clippers dhe Miami Heat

Milwaukee Bucks humbet kreun e Konferencës së Lindjes. Pavarësisht kthimit në parket të Giannis Antetekoumpo, Bucks nuk arritën që të shmangin humbjen ndaj Atlantës, duke pësuar kështu disfatën e tretë në 5 duelet e fundit. Basketbollisti grek ishte më i miri në fushë, me 27 pikë të shënuara, gjithsesi, Atlanta arriti të fitonte me shifrat e përgjithshme, 121-106.

Kreu i Konferencës së Lindjes tashmë është pronë e Boston Celtics, pas fitores së ngushtë, 126-122 përballë Oklahoma. Tatum e Brown ishin më të mirët në radhët e Boston, me 53 pikë të shënuara së bashku.

Te fitorja u rikthyen Los Angeles Clippers. Skuadra kaliforniane mposhti 122-106 Houston Rockets për të shënuar kështu triumfin e 8-të në këtë sezon. Green i Houston ishte më i miri në parket, me 25 pikë, 6 rebaund e 7 asiste, ndërsa Xhorxh më i miri për Clippers, autor i 22 pikëve.

Fitore komode shënoi Golden State, 132-95 ndaj San Antonio Spurs. Treshja Pol-Lamb dhe Curry ishin më të mirët në radhët e Golden State, duke shënuar 69 pikë së bashku. Një fitore që e afron Golden State me zonën play-off.

Vetëm një pikë diferencë i dha fitores Miami Heat, 113-112 ndaj Phoenix Suns. Adebayo realizoi një double-double 30 pikë dhe 10 rebaund, duke udhëhequr Miami drejt fitores. Ndërsa në radhët e Suns shkëlqeu Booker me 25 pikë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share