“Boss”, 29-vjeçari shqiptar kapet me 72 kg kokainë

Një shqiptar 29-vjeçar është vënë në pranga në Itali pasi u kap me një sasi të konsiderueshme kokaine. Gjithçka lindi pas një kontrolli normal në rrugë ndaj një makine tip “Peugeot 208”, më 21 Qershor në Reggio Emilia.

Por shoferi në vend që ta ndalte mjetin, e ka shtuar shpejtësinë në përpjekje për t’u larguar. Pas një ndjekjeje prej disa minutash, shqiptari hyri në një rrugë qorre. Për pasojë u detyrua që ta linte makinën në mes të rrugës dhe të arratisej në këmbë.

Por për disa minuta u ndalua nga policia. Nga kontrolli paraprak, u zbuluan se kishte në makinë 30 mijë euro. Më pas kontrollet vijuan në banesën e tij.

Në një makinë të dytë u gjetën 48 pako me kokainë. Sipër lëndës narkotike ishte shkruar “Boss”. Të dyja makinat kishin fund fals dhe brenda u gjetën edhe 20 mijë euro të tjera. Po ashtu u zbulua edhe një sasi tjetër lënde narkotike. Në total shqiptarit iu kapën mbi 72 kilogramë kokainë. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share