Bosnjë: Nxënësi 14-vjeçar gjuan me armë mësuesin!

MËSIMDHËNËSI NË GJENDJE KRITIKE, ARRESTOHET SULMUESI

Gjatë të shtënave me armë zjarri që ndodhën mëngjesin e sotëm, është plagosur rëndë një mësimdhënës në një shkollë fillore në Lukavac Grad afër Tuzllës në B e H. Mediat boshnjake njoftojnë se me armë zjarri ka shtënë një i mitur, I cili është arrestuar nga policia. Gjithashtu është gjetur edhe arma e krimit.

Në një shkollë fillore në Lukavc të Tuzllës në Bosnjë e Hercegovinë, një ish-nxënës i mitur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të Ndihmës/Drejtorit dhe mësuesit të gjuhës angleze Nedim Osmanoviqit.

Mësimdhënësi I cili është goditur me plumb në pjesën e qafës është në situatë kritike, kurse sulmuesi është arrestuar, kanë njoftuar autoritetet boshnjake.

Autoritetet e Bosnjës kanë thënë se sulmi është kryer nga një ish-nxënës I shkollës fillore, I cili në gjysmëvjetorin e parë ishte transferuar në një shkollë tjetër, për shkak të masave disiplinore.

Sipas njoftimeve të mediave boshnjake sulmuesi ende nuk I ka të mbushur 14-vjet kurse gjendet në polici. Është gjetur edhe arma e krimit.

Ministria e Arsimit e Kantonit të Tuzllës ka miratuar vendimin që prej sot të përfundojë viti shkollor në shkollat fillore dhe të mesme të këtij rajoni.

Njoftohet se gjatë këtij incidenti nuk ka nxënës të lënduar. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share