Gjykatësi Bexheti ra nga dy konkurset e paraqitura
Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme, zgjodhi Anita Boshkovskën dhe Katerina Georgievskën për gjykatëse në Gjykatën Supreme në fushën civile. Në shpalljen për zgjedhjen e katër gjykatësve në Gjykatën Supreme, dy në pjesë penale dhe dy në atë civile, ishin paraqitur nga pesë kandidatë, por Këshilli Gjyqësor nuk zgjodhi asnjërin nga pesë kandidatët për gjykatës në fushën penale.
Gjykatësi i Apelit, Enver Bexheti, i cili me muaj kishte mbajtur lëndën “Target – Fortesa”, për çka të akuzuarit Sasho Mijallkov, së shpejti mund t’i vjetërsohet vepra, ka konkuruar edhe në pjesën civile edhe në atë penale, por nuk është zgjedhur në asnjërën.
Sipas aktgjykimeve të publikuara, Boshkovska deri më tani ka gjykuar konteste në bazë të ankesës, të cilët kanë të bëjnë me kompensimin e dëmit dhe borxheve. Georgievska ka gjykuar konteste të ngjashme, por edhe lëndë për konstatimin e përgjegjësisë për shpifje. Ajo ka gjykuar edhe lëndën në të cilën paditës ka qenë Zoran Zaevi, me çka ka refuzuar ankesën e të paditurit dhe ka konstatuar aktgjykimin në favor të ish kryeministrit.
Po ashtu, gjatë seancës së sotme, këshilli zgjodhi Daut Rrustemin dhe Aleksandar Millosheskin për gjykatën në Gjykatën e Apelit Gostivar në pjesën e fushës penale./KlanMacedonia/
Përgatiti: Teuta Buçi