Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia, qenë sot temë diskutimi në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s.
Në një adresim të tij, Borrell u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të krijojnë kushte për zbatimin e marrëveshjes, përcjell klankosova.tv.
”Ne u bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të rrisin vullnetin për marrëveshje për rrugën e tyre europiane”.
Tutje Borrell mes tjerash u shpreh se do vazhdojnë të sigurojmë stabilitet në këtë pjesë të Kosovës dhe në kufirin me Serbinë.
Sipas tij bashkëpunimit mes BE-së NATO-s në Kosovë, për situatën në veri është me rëndësi jetike.
Follow live: Doorstep by HR/VP @JosepBorrellF upon arrival to the @NATO Foreign Affairs Ministerial. ↓ https://t.co/JD6wHHxGzG
— European External Action Service – EEAS 🇪🇺 (@eu_eeas) November 28, 2023