Borrell: S’ka përparim në bisedimet, palët kushtëzuan njëra tjetrën!

KURTI KA DASHUR TA NËNSHKRUAJË MARRËVESHJEN, VUÇIQI KA REFUZUAR

Liderët kryesorë të Bashkimit Europian, si Kancelari Olaf Scholz, Presidenti Emmanuel Macron, Kryeministrja Giorgia Meloni dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, nuk arritën të bindnin Kosovën e Serbinë për firmosjen një marrëveshje.

Përkundër përpjekjeve të reja për ndërmjetësim të BE-së, ende nuk ka përafrim të qëndrimeve midis Prishtinës dhe Beogradit. Bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve kanë ngecur, deklaroi shefi I diplomacisë së BE-së, Zhozep Borrell.

“Parashtruam propozim evropian, serioz dhe të balancuar për formimin e Bashkësive të Komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës dhe insistuam ta shfrytëzojnë këtë mundësi që do të përmirësonte procesin e normalizimit dhe të shmangen incidentet. Fatkeqësisht, marrëveshja nuk ishte e mudndshme për shkak të parakushteve të vendosura nga secila palë, që ishin të papranueshme për palën tjetër” – tha Borrell.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova ka dashur ta nënshkruajë marrëveshjen në Bruksel, por Presidenti serb e ka refuzuar.

“Përkundër kësaj oferte gjeneroze të Kryeministrit Kurti, Presidenti i Serbisë, Vuçiç, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 Tetor 2023” – thonë nga Qeveria e Kosovës.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pas takimit ka deklaruar se Serbia është e gatshme për formimin e Asociacionit konform propozimeve të marra, por nuk mund të pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe njohjen e pavarësisë.

“Unë jam i gatshëm të nënshkruaj cfarë të doni, nga gjithë ajo që na duhet neve për ta realizuar, përvec atyre gjërave për të cilët kam folur – prania e Kosovës në OKB dhe cështja e pavarësisë së Kosovës. Këtë jo – gjithë tjerat po” – tha Vuçiq.

Për shkak të incidenteve të paradokoshme në veri të Kosovës, nuk ishte I mundshëm takimi dyplaësh Kurti-Vuçiq. Në margjinat e Samitit të BE-së në Bruksel, ata ndaras biseduan me ndërmjetësit e BE-së. Krahasa Borrelit, në këto bisedime morën pjesë edhe kancelari gjerman, Olaf Sholc, Presidenti francez, Emanuel Macron, Kryeministrja italiane, Xhorxha Meloni, Presidenti i Këshillit të BE-së, Sharl Mishel dhe emisarët e BE-së dhe SHBA-së, Lajcak dhe Eskobar. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share