Shefi për Politikë të Jashtme i BE-së, Josep Borrell, ka shpalosur se çfarë përmban pakoja e dhjetë e sanksioneve ndaj Rusisë.
Ai ka treguar se bëhet fjalë për 121 individë dhe entitete, masa për import – eksport dhe si ndaj mediave propaganduese ruse, transmeton KlanKosova.tv.
“Ne mbesim të bashkuar në përcaktimin tonë për ta shkatërruar makinën e luftës së Rusisë”.
“Si pjesë e listës tonë janë përgjegjësit për deportimin me forcë të së paku 6,000 fëmijëve ukrainas”.
Sipas tij kjo përbën shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe konventës së Gjenevës.