Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se sot liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Samitin BE-Ballkani Perëndimor.
“Ky samit i rëndësishëm synon të krijojë lidhje më të ngushta midis BE-së dhe rajonit, anëtarëve tanë të ardhshëm të BE-së”.
“Zgjerimi është një investim gjeo-strategjik në paqe, siguri dhe prosperitet”, ka thënë Borrell.