Borrell pas takimit: Kurti e Vuçiq me qëndrime të ndryshme rreth Asociacionit

Kryeministri i Kosovës, Albrin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë qëndrime të ndryshme sa i përket çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kështu është shrehur pas takimit Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, përcjell Klan Macedonia. Borrell përshëndeti miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, ndërsa shtoi se drafti i prezantuar sot në Bruksel e që lidhet me krijimin e Asociacionit, ka qenë vetëm propozim fillestar. Ai shpreson se i njjejti do të shërbejë si pikë fillestare për për përparimin e mëtejshëm të dialogut dhe marrëveshjes përfundimtare.

“Palët kanë ndërmarrë një hap drejt themelimit të Asociacionit, marrëveshje kjo e dakorduar para 10 vitesh. Është prezantuar drafti i parë i cili nuk është final, por është si pikë fillestare. Këndvështrimet e palët janë të largëta mes njëra-tjetrës për Asociacionit”, deklaroi Borrell./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share