Shefi për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka reaguar pas sulmeve të reja të Rusisë mbi qytetet ukrainase.
Borrell tha se Rusia e filloi vitin e ri duke gjuajtur mbi 100 raketa dhe dronë në Kiev, Kharkiv e qytete tjera, duke shenjëstruar, sipas tij, civilët dhe duke shkatërruar gjithçka.
“Rusia do të mbahet përgjegjëse për krimet e saj të luftës. Ne qëndrojmë me Ukrainën”, shkroi Borrell, transmeton Klankosova.tv.
Si pasojë e sulmeve ruse, afro 50 persona kanë mbetur të vrarë në kryeqytetin ukrainas, Kiev.