Borrell: Nuk tolerojmë sulmet ndaj EULEX në veri të Kosovës

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka kërkuar që barrikadat e ngritura në veri të Kosovës të largohen menjëherë “nga grupet e serbëve të Kosovës”.

Në një reagim në Twitter, Borrell ka deklaruar se BE nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it në Kosovë.

“Bashkimi Europian nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX në Kosovë apo aktet e dhunshme kriminale në veri. Barrikadat e vendosura nga grupet e serbëve të Kosovës duhet të hiqen menjëherë. Duhet të rikthehet qetësia. EULEX-i do të vazhdojë të koordinohet me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-in”, ka shkruar Borrell.

Mbrëmjen e së shtunës u qëllua me armë në drejtim të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it në veri. Gjithashtu, banorët serbë të asaj zone kanë bllokuar rrugët duke vendosur barrikada. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share