Borrell: Lavrovi në Shkup duhet të dëgjojë se përse e dënojmë Rusinë!

Kovaçevski: Zgjedhjet 2024 – nesër ftesë partive, të hënën takimi i liderëve!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka pritur sot në takim Përfaqësuesin e lartë të BE-së dhe nënkryetarin e KE-së, Josep Borrell. Ky i fundit u pyet pas takimit edhe për vizitën e ministrit rus, Sergej Lavrov në Shkup. Borrell ka përshëndetur kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, përcjell KlanM.

“Unë e kuptoj se disa vende nuk ishin të lumtur nga vendimi që në këtë Samit të marrë pjesë Ministri Lavrov. I kuptoj, me agresionin në Ukrainë, Rusia minon parimet e OSBE-së, shkel ligjet dhe për këtë shkak përballet me sanksione ndërkombëtare dhe izolimin. Vendimi juaj për pjesëmarrjen e Lavrovit është konform parimeve tona të përbashkëta, që ta mbajmë të gjallë multilateralizmin. Lavrovi duhet të dëgjojë sërish nga të gjithë se përse e dënojmë Rusinë. Është një shans I mirë për të, që të dëgjojë direkt nga pjesëmarrësit e Samitit se përse Rusia është e izoluar. Më pas, mund të kthehet në Kremlin dhe t`i thotë Moskës zyrtare se OSBE-ja dhe BE-ja mbeten unike për të dënuar agresionin rus në Ukrainë”, deklaroi Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Kryeministri Kovaçevski pas takimit deklaroi se vendi nuk ka alternativë tjetër pos BE-së, ndërsa shtoi se nesër do t’u dërojë ftesë krerëve të partive politike për takim liderësh.

“Ne të dy u dakorduam se integrimi evropian i vendit tonë duhet të vazhdojë, është një proces që ka nisur dhe nuk do të ndalet deri në anëtarësimin fuqiplotë të RMV-së në BE. S`kemi alternativë për anëtarësimin në BE. Nëse do të jemi atje varet prej nesh dhe prej partive dhe liderëve politik që janë zotuar për eurointegrimin e vendit.  Nesër do t`u dërgojë ftesa Kryetarëve të partive parlamentare për të marrë pjesë në takimin e liderëve, I cili do të mbahet të hënën. Ftesa, do t`i dërgohet edhe Kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit. Në takimin e liderëve, do të bisedohet për zgjedhjet e presidenciale dhe parlamentare që duhet të mbahen vitin e ardhshëm, si dhe për rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për Kodin Zgjedhor”, deklaroi kryeministri Kovaçevski./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share