Kurti: Nuk mund të bëj kompromis me kushtëzimin e vjetër
Pa marrëveshje ka perfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel. Kryeministri Albin Kurti, nuk e pranoi propozimin e BE-së për zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Përfaqësuesi i lartë I BE së Josep Borreli tha se në takim Kurti ka kërkuar që të të formalizohet njohja de facto e Kosovës nga Serbia.
Fatkeqësisht, pas një takimi të gjatë, kryeministri Kurti nuk ka qenë i gatshëm që të ecë përpara me fillimin e një procesi të besueshëm për themelimin e Asociacionit [të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Në vend të kësaj, ai ka insistuar që të formalizohet njohja de facto si hap i pare
Kryeministri Albin Kurti ka akuzuar ndërmjetësit evropianë se kanë bërë zyrtar qëndrimin e Serbisë që të kushtëzohet me Asociacionin.
Është për të ardhur keq që emisari evropian, Lajçak, e ka pranuar një kushtëzim të tillë. Shpreh gatishmërinë time të plotë që secilin nen të Marrëveshjes Bazike, secilën fjali të preambulës dhe secilën pikë të aneksit të Ohrit, jam i interesuar ta zbatojmë një orë e më parë – në plotni, pa asnjë kusht
Presidenti serb Vuciq tha se Kurti po tenton ti shmanget formimit të Asociacionit të Komunave me Shunicë Serbe.
“Është e qartë se Kurti, thjesht, i shmanget formimit të AKS-së. Ky është thelbi i gjithçkaje. Serbia nuk ik nga detyrimet e saj. Kurti ka refuzuar dhe ka thënë se Asociacioni mund të themelohet vetëm duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës, të mos ketë të drejta ekzekutive siç ka thënë në një letërkëmbim Federica Mogherini e po ashtu të bazohet në një oped të shkruar nga Gabriel Escobar e Derek Chollet.
Takimi vjen në kohën e tensioneve të larta në veri të Kosovës. Situata atje është acaruar pas tentimit të kryetarëve shqiptar për të hyrë në objkektet e komunave veriore./KlanMacedonia
Raporti. Blerta Dalloshi Berisha