Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka reaguar në lidhje me situatën në veri të Kosovës.
Ai shprehet i alarmuar nga kjo situatës si pasojë e arrestimeve të serbëve të Kosovës, marshimit të FSK-së në Mitrovicë dhe nga retorika e Serbisë.
Sipas Borrell, përshkallëzimi po vijon dhe po bëhet i rrezikshëm, por thekson se BE-ja nuk do ta tolerojë.
“Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestimet jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë”, shkruan ai./tvklan.al