Kryediplomati evropian Josep Borrell ka takuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Borrell tha Kurti kanë diskutuar për situatën e tensionuar në veriun e Kosovës.
Shefi i diplomacisë evropiane pas takimit me shefin e qeverisë kosovare bëri thirrje për depërshkallëzim urgjent të situatës.
“Të gjendet një zgjidhje përmes dialogut. Të kthehen për të punuar në zbatimin e marrëveshjes së arritur”, tha Borrelli.