Ministrja e Jashtme gjermane shpreson për nxjerrjen e një pjese të stokut të drithërave
Bllokada e Rusisë për eksportin e miliona tonë drithërave në Ukrainë për kryediplomatin europian Josep Borell është një krim lufte.
“Ne i bëjmë thirrje Rusisë të zhbllokuar portet. Është e paimagjinueshme, që miliona tonë grurë të mbeten të bllokuara në Ukrainë, ndërsa në pjesën tjetër të botës njerëzit vuajnë nga uria. Ky është një krim i vërtetë lufte, kështu që nuk mund ta imagjinoj dot që kjo do të zgjasë shumë më gjatë”.
Ndërsa ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock u shpreh se Gjermania mbështet Poloninë dhe Rumaninë në përshtatjen e hekurudhave të tyre për të mundësuar eksportin e miliona tonëve drithë të ngecur në Ukrainë.
“Është e qartë se, në fund, sigurisht që nuk do të jemi në gjendje të nxjerrim të gjithë grurin, por nëse arrijmë të çlirojmë një pjesë të tij, në mënyra të ndryshme, atëherë kjo do të ndihmojë pasi po përballemi me këtë sfidë globale”.
Vendet perëndimore kanë akuzuar Rusinë për rrezikun real të urisë në botë duke mbyllur portet e Ukrainës në Detin e Zi por Moska mohon përgjegjësinë për krizën ndërkombëtare të ushqimit, duke fajësuar sanksionet perëndimore.
Klan News