Këtë të Martë, kreu i qeverisë Edi Rama ka takuar personazhet kryesore të familjes europiane. Në mesditë, Rama ka takuar Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian Josep Borrell.
Ende nuk dihet se çfarë kanë diskutuar mes tyre, ndërsa më herët Kryeministri zhvilloi takim me Presidenten e KE-së Ursula Von der Leyen, Komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi dhe Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel, me të cilët foli për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE si dhe situatën në veri të Kosovës.