Borrel – Kosovës: Pezulloni operacionet policore në Veri

Kosova dhe Serbia duhet të rifillojnë menjëherë dialogun

Përfaqësuesi i lartë për politikën e jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell Fontelles ka reaguar mbi situatën në Veri të Kosovës. Në deklaratën e tij, ka dy mesazh kryesore. Së pari mesazhi kryesor lidhet me klasën politike në Kosovë dhe Serbi.

”Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që menjëherë dhe pa kushte të marrin masa për të de-përshkallëzuar, të ndalojnë përdorimin e retorikës përçarëse dhe të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm i pakoordinuar. Qetësia duhet të rivendoset urgjentisht” thuhet në deklaratë. Borrell nënvizon, se Bashkimi Evropian është i gatshëm të zbatojë masa të vendosura dhe dështimi për të de-përshkallëzuar tensionet do të çojë në pasoja negative.
“Presim që Kosova të veprojë jo në mënyrë përshkallëzuese dhe të pezullojë menjëherë operacionet policore në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës.

Kryetarët e komunave duhet t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të ndryshme nga ndërtesat komunale. Zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt në të katër komunat dhe të organizohen në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse.

Presim që serbët e Kosovës të marrin pjesë në këto zgjedhje”. thuhet në deklaratë
Nga ana tjetër edhe mesazhi për Serbinë nuk artikulohet qartë. Bëhet fjalë për njê mesazh tê përgjithshëm, ku Serbisë i kërkohet konkretisht vetë angazhim në dialog:

“Ne shprehim shqetësimin për gjendjen e gatishmërisë më të lartë të forcave të armatosura serbe”. Thuhet në deklaratë Bashkimi Evropian pret që Kosova dhe Serbia të veprojnë me përgjegjësi dhe të angazhohen menjëherë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri të Kosovës që garanton siguri, siguri dhe demokraci pjesëmarrëse për të gjithë qytetarët dhe hap rrugën për zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe aneksit të saj. Kjo përfshin fillimin pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm të punës për themelimin e asociacionit/dashkësisë së komunave me shumicë serbe.

Mesazhi i dytë ka të bëjë me dënimin e dhunës dhe shprehet në terma të qarta: “Bashkimi Evropian dënon në termat më të ashpër aktet e dhunshme kundër qytetarëve, trupave të KFOR-it, forcave të rendit dhe mediave në veri të Kosovës. Dhuna mund të ishte shmangur dhe duhet shmangur në të ardhmen. Bashkimi Evropian qëndron fuqishëm pas misionit të NATO-s KFOR dhe misionit të BE-së EULEX në përmbushjen e mandateve të tyre përkatëse” thuhet në deklaratë.

Përgatiti: Erisa Zykaj – tv klan Bruksel

Lexo gjithashtu
Total
0
Share