Propozon koalicionin qeveritar anti-Putin
Kryetari i partisë fituese të zgjedhjeve parlamentare bullgare GERB, Bojko Borisov është shprehur i gatshëm që të mos pranojë ftesën e presidentit Radev që të jetë kandidat për kryeministër. Borisov, partia e të cilit mori 25.4% të votave tha se për hir të një kompromisi me forcat e tjera politike ai mund të paraqiste një kandidat tjetër për mandatin e parë eksplorues për të formuar një kabinet qeveritar.
“Nuk dua të jem as ministër, as deputet, as kryeministër, fitorja ime morale është që partia ime u rikthye si forca e parë politike. Ja, në mëngjes më thirri kryeministri Plenkoviç nga Kroacia dhe më tha ‘kur do të të shohim në Këshillin Europian?’
Do të ishte gabim që unë dhe liderët e partive të mos merrnin pushtet për veten, por të bëjnë një hap drejt kompromisit në emër të paqes. Këto zgjedhje treguan se populli nuk i dha askujt të drejtën për të sunduar i vetëm me vota dhe në mënyrë të pavarur”.
Ndërkohë që pritet të shpallet rezultati zyrtar i zgjedhjeve parlamentare, Borisov the se populli bullgar nuk i dha askujt të drejtën për të sunduar. Sipas tij, 80% e qytetarëve duan zgjidhje ndaj udhëheqësit duhet që të tërhiqen.
“Jam i gatshëm për çdo kompromis dhe lëshim, nuk përjashtoj askënd nga negociatat”, u përgjigj Borisov.
Ish-kryeministri Petkov që u rendit i dyti me 20,2% të votave refuzoi idenë e një bashkëpunimi politik me ish-kryeministrin Bojko Borisov.
Ndërkohë, zhgënjimi i qytetarëve ndaj klasës politike është konfirmuar edhe nga pjesëmarrja në këto zgjedhje prej 38%, e cila ishte në nivelin më të ulët në 32 vitet e fundit.
Klan News