Borë në Shkup: Reshjet e dëborës pastrojnë ajrin e ndotur!

NGA E HËNA TEMPERATURA POLARE DERI NË -15 GRADË

Vala e reshjeve të dëborës që kapluan vendin, nuk ka kursyer Shkupin. Kështu duket Shkupi gjatë ditës së sotme…

Pas paralajmërimeve për reshje të borës dhe temperature të ulëta, Kryebashkiakja e Shkupit, Danela Arsovska, ka realizuar një takim koordinativ në terren më shërbimet dimërore të qytetit dhe Ndërmarrjet Publike të Shkupit.

Nga Qyteti i Shkupit siç njofton Klan M, janë zotuar se janë gati për të mirëmbajtur dhe pastruar rrugët dhe bulevardet nga reshjet e borës, kurse u rekomandojnë qytetarëve dhe subjekteve ekonomike që t`I respektojnë obligimet ligjore për të pastruar borën dhe akullin para objekteve të tyre.

Ndryshe, reshjet e borës, të parat për këtë vit në Shkup, krahas që ka gëzuar qytetarët, ka ndikuar edhe në pastrimin e ajrit. Kësisoji, shkupjanët sot thithin ajër më të pastër.

Metereologët parashikojnë se reshje të borës vende – vende do të ketë edhe gjatë së dielës, kurse nga e hëna vendi do të përfshihet nga moti polar me temperatura që në disa rajone do të shkojnë deri në minus 15 gradë Celsius. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share