Bordi i Akademisë Politike “Arbën Xhaferi” takuan kryeministrin Edi Rama

Anëtarët e Bordit të Akademisë Politike “Arbën Xhaferi” takuan sot kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Siç njoftojnë nga Akademia Politike, temë e diskutimit me kryeministrin Rama ka qenë prezantimi i punës disa vjeçare të Akademisë si dhe ideja që edicioni i katërt i këtij organizimi të mbahet në Shqipëri.

Siç thuhet në njoftim, kryeministri Rama ka shprehur gatishmëri për mbështetjen e kësaj ideje.

Njoftimi i plotë:

TAKIM I BORDIT TË AKADEMISË POLITIKE ” ARBËN XHAFERI ” ME KRYEMINISTRIN RAMA

Bordi i Akademisë Politike ” ARBËN XHAFERI ” takoi Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë z. Edi Rama, me qëllim prezentimin e akademisë politike ndërvite nga themelimi e gjerë më sot. Përgjatë takimit u shprehën edhe aspiratat, vizioni e strategjitë për zhvillimin e akademisë politike ” ARBËN XHAFERI ” e cila tashmë e fortifkuar si kala e vetme që bën bashkë të rinjtë e trojeve shqiptare të cilët zhvillojnë potencialin e tyre dhe botëkuptimin politik për një të ardhme më të mirë të shqiptarëve.

Në ndërkohë, nga ana e bordit u shpreh edhe vendosshmëria për organizimin e edicionit të (4) katërt të akademisë politike ” ARBËN XHAFERI ” në Shqipëri e cila u mirëprit nga ana Kryeministrit z. Rama i cili shprehu gatishmëri të plotë të mbështesë këtë akademi që ngërthen mbi bazën e filozofisë politike të Arbën Xhaferit.

 

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share