Bora vështirëson qarkullimin në pikën kufitare Kosovë-Mal i Zi

Dimri ka kaluar, por reshjet e borës janë rikthyer sonte. Kjo ka bërë që vendkalimi kufitar në Kullë të jetë vështirë i kalueshëm.

Nga disa foto që ka publikuar Radio Televizioni i Rozhajes shihet se rrugët janë mbuluar nga bora dhe veturat po kanë vështirësi në qarkullim, shkruan Reporteri.net.

Vendkalimi kufitar Kullë lidh Republikën e Kosovës me atë të Malit të zi dhe gjendet në veriperëndim të qytetit të Pejës në lartësi mbidetare 1250 metra.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share