Bora në Shqipëri, Edi Rama: Me të gjitha kapacitetet në terren për menaxhimin e situatës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se është duke u punuar me të gjitha kapacitetet në terren për menaxhimin e situatës së krijuar si pasojë e përkeqësimit të motit.

Sipas tij, mbi 1500 punonjës të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, në 12 rajonet e vendit, janë angazhuar për të siguruar furnizimin me energji elektrike, raporton Klan Kosova.

“Ndërkohë Autoriteti Rrugor Shqiptar ka mobilizuar të gjitha grupet e punës për të siguruar mbajtjen hapur të akseve rrugore dhe garantuar siguri në lëvizje. Ftojmë qytetarët të evitojnë lëvizjen e pa nevojshme, deri në normalizimin e situatës. Puna në terren po vijon në çdo zonë ku janë raportuar problematika”, ka shkruar Rama në Facebook.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share