Bora e madhe “paralizon” zonën e njohur turistike në Austri, bie mbi një metër

Pamje sureale vijnë nga Austria, ku në më pak se 24 orë ra më shumë se një metër borë.

Fotot dhe videot tregojnë se banorët e Obertauern, zonë kjo e njohur për turizëm dimëror, mezi kalojnë nëpër rrugë, shtëpitë pothuajse plotësisht të zhytura në dëborë dhe makina të mbuluara plotësisht, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Nga reshjet e borës u goditën edhe zonat malore perëndimore të Austrisë. Trashësia e borës në rajonin e Tirolit është rreth një metër. Stuhia pasoi temperaturat 30 gradë të dielën e kaluar dhe solli bllokadë të trafikut rrugor teksa po vazhdojnë operacionet e shpëtimit për një burrë që u zhduk pas një orteku.

Bora filloi të bjerë në lartësitë 1500 metra mbi nivelin e detit, por linja filloi të zbriste në 1100 metra. Në mbrëmje filloi të bjerë në 900, dhe lokalisht në 700 metra mbi nivelin e detit.

 

Kancelari Karl Nehammer paralajmëroi sot se kulmi i valës së stuhisë nuk ka ardhur ende.

Fronti i ftohtë të premten shkaktoi temperatura të ulëta rekord për këtë periudhë të vitit edhe në Zvicër, gjë që çoi në mbylljen e rrugëve malore.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share