Bora e madhe mbyt 13 persona dhe lë më shumë se 10 mijë familje pa energji elektrike në Japoni

Reshjet e fundit të borës në disa rajone në Japoni ka mbytur 13 persona, plagosur më shumë se 80 dhe ka lënë më shumë se 10 mijë familje pa energji elektrike.

Pasditen e vonë të së shtunës, Agjencia e Menaxhimit të Zjarrit dhe Fatkeqësive paralajmëroi se më shumë se 30 ishin lënduar rëndë dhe më shumë se 50 kishin lëndime të lehta, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Përgjatë bregut në Japoninë veriore, dallgët e larta dhe stuhitë e borës mund të shkaktojnë borë deri në 60 centimetër, sipas Agjencisë Meteorologjike.

Shërbimet e trenave dhe aeroplanëve u ndërprenë në Japoninë veriore dhe disa pjesë të zonave qendrore dhe perëndimore përjetuan ndërprerje të trafikut, sipas transmetuesit publik NHK.

Bora filloi në fundjavën e 17 dhjetorit dhe la qindra automjete të bllokuara dhe tre të vdekur në pjesë të Japonisë veriperëndimore si prefekturat Niigata, Yamagata dhe Aomori.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share