Bora e madhe po bie për të dytën ditë në shtetin perëndimor të Nju Jorkut, në zonën më të madhe të Buffalo duke shkaktuar kaos trafiku dhe dëmtime në infrastrukturë.
Rajoni regjistroi reshje të paprecedenta bore për muajin nëntor. Në dy vende matjet treguan, brenda 48 orëve, përkatësisht 195 dhe 182 centimetra borë.
Dukshmëria në pjesë të mëdha të rrjetit rrugor është pothuajse zero, duke e bërë pothuajse të pamundur udhëtimin.Ndërkohë në Aeroportin Ndërkombëtar të Buffalo janë anuluar dhjetëra fluturime.
Paralajmërimet e motit janë në fuqi për 6 milionë njerëz që jetojnë në brigjet e Liqeneve të Mëdha në Shtetet Erie dhe Ontario, në zonën më të madhe të Buffalo.
Mesazhi është i qartë: Mos dilni nga shtëpia për asnjë arsye.
Moti i ashpër do të vazhdojë deri në fundjavë. Nga e hëna ose e marta zonat e prekura do të kthehen në normalitet.
Ndërkohë dy shtetas kanë ndërruar jetë si pasojë e problemeve në zemër teksa pastronin banesat e tyre.
Autoritetet po paralajmërojnë qytetarët se puna e pastrimit është shumë e rëndë dhe sfilitëse.