Bora anulon 9000 fluturime në SHBA, qindra rrugë të bllokuara

Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me reshje të mëdha bore dhe temperatura ekstreme ka përfshirë disa shtete në SHBA dhe Kanada, duke shkaktuar probleme të shumta në transport dhe furnizim me energji.

Dhjetëra banesa raportohet të jenë dëmtuar si pasojë e stuhisë në Teksas, duke lënë të plagosur disa persona.

Sipas FlightAware.com vetëm të hënën dhe të martën në zonat e goditura nga moti i keq në SHBA u anuluan më shumë se 9000 fluturime. Shumë rrugë janë bllokuar pasi trashësia e borës ka shkuar mbi 60 cm.

Meteorologët e cilësuan stuhinë si tepër të fuqishme krahasuar me vitet e mëparshme dhe iu kërkuan qytetarëve që tregojnë kujdes të shtuar dhe në ditët në vijim pasi më e keqja ende nuk ka ardhur.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share