Prej disa ditësh, Blero Muharremi po paralajmëron diçka të re në rrjetet e tij sociale.
Ai ka fshirë postimet paraprake duke u ‘branduar’ për një kapitull të ri.
Për të parën herë, ai në Prive shpaloi detaje nga planet e tij që lidhen fund e krye me muzikën.
Ai po bëhet gati për një Blero të ‘ri’ në skenë, jo më si këngëtar.
‘Formati është më ndryshe. Më ndryshe është gjithçka. Do jetë një shou. Do të jetë Blero jo si performues tipik këngëtar por diçka tjetër’, u shpreh ai duke ngjallur dyshime se mos po bëhet DJ!
Për çfarë e ka fjalën këngëtari? Kur do i shohim frytet e këtij projekti që e sjell krejtësisht ndryshe?
Kuptojmë më shumë nga materiali në vijim i realizuar nga emisioni Prive.