“Bombë në kondicionerin e avionit të Prigozhin”

Mediat ruse hedhin dyshime për një sabotim

Teksa rënia e avionit ku humbi jetën kreu i mercenarëve të Wagnerit, Jevgeni Prigozhin është e mbuluar me mister, të tjera hipoteza po qarkullojnë në media mbi shkaqet e rënies.

E përditshmja ruse “Moskovski Komsomolets” hedh dyshime se shpërthimi i një bombe të vendosur në kondicionerin e avionit privat të tij, mund të ketë qenë shkaku i rënies së mjetit fluturues.

Bomba mund të jetë vendosur gjatë riparimit të kondicionerit, pasi avioni “Emberer Legacy” ka qenë në servis pranë Aeroportit Shemeretjevo të Moskës që pas 18 Korrikut kur ishte shfaqur problemi. Gjatë kësaj kohe, Prigozhin ka udhëtuar me një avion tjetër.

Kreu i Wagnerit ka pasur në plan ta shiste avionin e tij privat dhe kishte hyrë në bisedime me firmën RusXhet. Drejtuesit e kësaj kompanie Aleksandra Julina dhe Sergej Klokotov i kishte ftuar për një fluturim prove më 20 Gusht, nga Moska drejt Shën Pjetërburgut. Kondicioneri i avionit ishte ndërruar një ditë përpara më 19 Gusht.

Shtypi shkruan se shefi i Vagnerit e kishte zakon të ndërronte data në momentet e fundit për arsye sigurie, ndaj dhe fluturimin kishte vendosur ta shtynte për më 23 Gusht, ditën e tragjedisë, kur mendohet se avioni ra pas një shpërthimi në bord.

Ka dyshime të tjera se bomba mund të jetë vendosur edhe në njërin prej krahëve të mjetit fluturues.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share