“Bombë financiare” – Besimi: Qeveria kërkoi të vazhdojë ngrirja e rrogave

Qeveria ka kërkuar që të vazhdojë ngrirja e rrogave, por Gjykata Kushtetuese ka vendosur ndryshe, duke e hequr ngrirjen me të cilën funksionarëve shtetërorë iu rriten rrogat për 78%.

“Mendojeni edhe një moment tjetër, sikur Gjykata Kushtetuese ta kishte anuluar atë nen. Ajo do të thoshte të kthehemi për më tepër se 10 vite pas dhe të shpaguhen të gjithë funksionarët që janë emëruar gjatë kësaj periudhe dhe në atë të shtohet edhe kamata ndëshkuese sipas ligjit. Ajo do të ishte një bombë financiare për buxhetin”, deklaroi Fatmir Besimi në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin.

Ai sqaroi procedurën që sjell deri tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila ka kërkuar mendim nga qeveria dhe institucionet përkatëse të deklarohen për këtë nen.

“Në rastin konkret, qeveria ka dhënë mendim që nuk duhet të shlyhet ai nen dhe të vazhdojë ngrirja e rrogave ashtu siç ka qenë. Mirëpo, vendimi i GJK-së, pavarësisht mendimit të qeverisë, është ky”, theksoi Besimi.

Ai shtoi se qytetarët me të drejtë kritikojnë dhe ankohen, duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për politikë të qeverisë për rritje të rrogave të funksionarëve./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share