Bombat thërrmuese, Putin kërcënon Ukrainën

“Nëse përdoren kundër nesh, hakmerremi”

Presidenti Vladimir Putin duke folur për televizionin shtetëror rus tha se Rusia ka mjaftueshëm bomba thërrmuese për t’iu përgjigjur Ukrainës, në rast se ajo përdor armë të njëjta.

“Dëshiroj të theksoj se Federata Ruse ka një rezervë të mjaftueshme të llojeve të ndryshme të municioneve thërrmuese. Nëse ato përdoren kundër nesh, ne e përdorim të drejtën për hakmarrje”, tha Putin.

I njëjti mesazh kërcënues u lëshua edhe nga ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Ukraina ka nisur të pranojë armë thërrmuese nga Shtetet e Bashkuara. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se vendimi ka qenë “shumë i vështirë”, mirëpo ka theksuar se Ukrainës i duhen municione shtesë.

Këto armë kontroverse mund të përhapin qindra copëza të vogla shpërthyese. Ato mund të mbesin të pashpërthyera më pas në tokë, duke krijuar rrezik afatgjatë për civilët.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share