“Bombat” në shkolla: Kërcënimet vijnë nga jashtë vendit

MPB HETON RASTIN, NDIHMË EDHE NGA INTERPOLI DHE EUROPOLI

Policia ende është duke hetuar se kush qëndron pas denoncimeve të rreme për bomba në shkollat e mesme të Shkupit.

Për të kontrolluar origjinën e kërcënimeve veprojnë edhe policët dhe inspektorët e Departamentit për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale. Sipas njohurive të deritashme të policisë, e-mailet me kërcënime vijnë nga Zvicra dhe Kroacia, por ende nuk është zbuluar dërguesi.

Prë këtë operacion, MPB-ja ka kërkuar ndihmë edhe nga Interpoli dhe Europoli përmes Sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar.

Policia kishte ndaluar dy persona për të cilët u konstatua se të dhënat dhe adresat e tyre ishin keqpërdorur, pas cka ishin liruar.

Denoncimi i parë për bombë ishte më 26 Tetor.

Mdërkohë kanë vazhduar alarmet e rreme për bomba. Dje, për të tetën herë MPB-ja regjistroi një alarm të këtillë në shtatë shkolla të mesme të Shkupit. Sic njoftohet, kërcënuesi ka kërkuar 15.000 euro, në të kundërtën do të shpërthejnë bombat, që nuk do të shkaktojnë dëme por do të ketë shumë viktima – shkruhej në e-mailin e kërcënuesit. Gjatë kësaj nuk është përmendur si dhe kush do ta marrë pagesën.

Mësimi në shkolla tashmë ndërpritet për të tetën herë me radhë, kurse nga Ministria e Arsimit kanë kërkuar që shkollat të gjejnë mënyra për kompensimin e orëve të humbura. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share