Boks:“Tyson Fury nuk duelon gratis, është gati të mjelë çdo dollar nga sfida me Joshua”

Eddie Hearn, promotori i njohur i boksit dhe menaxheri i boksierit britanik Anthony Joshua nuk i ka pëlqyer deklaratat e Tyson Fury se është gati të duelojë falas me patriotin e tij në të ardhmen. Ai tha se kur të vijë koha që dy boksierët britanikë të përballen mes tyre, Fury do të synojë të mjelë çdo dollar të mundshëm nga ajo përballje.

 

Mos i besoni asnjë fjale që thotë, janë thjesht deklarata mediatike që bëhen, janë shashka. Meqë ra fjala, Tyson Fury do të milte çdo dollar të mundshëm që është në dispozicion nga ajo sfidë me Joshua”, u shpreh Eddie Hearn.

Unë mendoj se Fury është një historian dhe se dëshiron të lërë pas një trashëgimi në sport. Ai do të donte të ishte kampioni i padiskutueshëm, por nëse paratë nuk janë të duhura, ai nuk do ta bëjë atë. Pra, harroni se Fury do të bëjë ndonjë gjë falas, pasi ky sport është edhe biznes”, tha Hearn.

Tyson Fury ka deklaruar se ëhstë i tërhequr nga sporti pasi mbrojti titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC). Ndërsa më 20 gusht, në Jeddah, do të zhvillohet revanshi i peshës së rëndë mes Anthony Joshua e Oleksandr Usyk (WBA, WBO, IBF).

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share