Boksieri meksikan i kërkon falje Lionel Mesit

Një nga boksierët më të mirë në botë, meksikani Saul “Kanelo” Alvarez, përmes rrjeteve sociale i ka kërkuar falje Lionel Mesit dhe të gjithë argjentinasve, pasi paraprakisht kishte kërcënuar Mesin, për gjoja shkeljen e fanellës meksikane.

Pas fitores së Argjentinës kundër Meksikës u paraqitën xhirime nga festa e Argjentinës në zhveshtore, ku para Mesit ishte fanella e kapiteinit meksikan Guardado, kurse Mesi e kishte shtyrë me këmbë. Boksieri Kanelo këtë e kishte kuptuar si mos respect ndaj Meksikës dhe përmes Tuitterit I coi mesazh Mesit se “më mirë është të mos takohen”.

Pas kësaj shumë meksikanë, duke llogaritur edhe Guardadon I dolën në mbrojtje Mesit duke sqaruar se në zhveshtore fanellat cdoherë qëndrojnë në dysheme para se të lahen.

Pas gjithë kësaj Kanelo sërish është prononcuar përmes Tuiterit.

“Ditëve të fundit e teprova nga dashuria që e ndjej për vendin tim dhe komentova gjëra që nuk ishin në rregull, për cka I kërkoj falje Mesit dhe njerëzve nga Argjentina. Cdo ditë mësojmë dicka të re dhe kësaj here ishte radha ime për të mësuar dicka” – ka shkruar në Tuitter boksieri meksikan Kanelo Alvarez.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share