Alvarez fiton 40 milionë dollar, ndërsa Golovkin25 milionë dollarë
Canelo Alvarez triumfon në ndeshjen më të rëndësishme të vitit 2022 për boksin e peshave të mesme. Boksieri meksikan mundi pas 12 raundeve shumë të luftuara në Las Vegas rivalin kazak, Gennady Golovkin.
Me vendim unanim në favor të 32-vjeçarit, tre gjyqtarët i akorduan fitoren në ringun e “T-Mobile Arena” ku meksikani festoi gjatë bashkë me turmën në përfundim të duelit që nuk arriti ta mbyllte me nokdaun.
Kjo ishte përballja e tretë mes Alvarez dhe Govolkin ku e fundit u mbyll në barazim ndërsa meksikani ka një avantazh të dukshem me dy fitore dhe në këtë mënyrë arrin të ruajë gjerdanët dhe ta çojë rekordin 58-2-2.
Ky duel u ka sjellë edhe të ardhura të rëndësishme dy boksierëve. Sigurisht pjesën më të madhe e ka marrë Alvarez.
40 milionë dollarë ka përfituar boksieri meksikan si fitues i këtij dueli, ndërsa Golovkin mori 25 milionë dollarë..