Boksieri nga Mali Zi, Stefan Savkoviq është fitues i edicionit të 51-të me radhë Turneu ndërkombëtar i Boksit “Gongut të Artë” që gjatë dy ditëve u zhvillua në sallën e vogë palestrës sportive “Boris Trajkovski” në Shkup.
Trofeu boksieri më i mire vendas i takoi Alim Nasufit, boksieri më premtues Javier Diaz nga Bullgaria, tekniku më i mirë George Crotty, çifti më i mirë luftarak Tadija Nikolovski (Serbi) – Genti Morina (Suedi), ndërsa boksieri më i mirë i huaj u shpall boksieri kosovar Dionis Gashi. Trajneri më i suksesshëm është Karolu Balash nga Hungaria, arbitri më i mirë është shpallur edhe Hilary Lysen nga Anglia, ndërsa boksieri më i mirë i Fairplay është Arjon Kajoshi nga Shqipëria.
Nga boksierët vendas më të suksesshëm ishin Dion Lena dhe Alim Nasufi të cilët ishin më të mirët në kategorit e tyre, ndërsa medalje të argjendit fituan Oran Shakirovski, Alen Rustemov. Ilhan Ozmen nuk u shfaq në ring për shkak të dëmtimeve që mori dje.
Rezultatet përfundimtare të Gong-ut të Artë 2022:
51 kg Joseph Hamza (Angli) – Martin Virban (Hungari) 2-0
54 kg Baški Bajok (Kosovë) – Gabur Virban (Hungari) 0-2
57 kg Oran Shakirovski (RMV)- Jax Dryden (Angli) 0-2
57/1 kg Alen Rustemov (Maqedoni) – Diaz Javier (Bullgari) 0-2
60 kg Hadi Hadrus (Suedi) – Mark Balog (Hungari) 2-0
60/1 kg Dion Lena (RMV) – Nicholas Devlin (Skoci) 2-0
63,5 kg Ilhan Ozmen (Maqedoni) – Luke Baby (Skoci) 0-2 dorëzuar
67 kg Muhamed All-Malik (Suedi) – Loran Idrizi (Kosovë) 0-2
71 kg Patriot Behrami (Kosovë) – Stefan Savkovic (Mali i Zi) 0-2
71/1 kg Alim Nasufi (RMV) – Stephen Newnes (Skoci) 2-0
75 kg Kivan Rami (Bullgari) – Johannes Berhanes (Ertitrea) 2-0
80 kg Arjon Kajoshi (Shqipëri) – Kristian Nikolov (Bullgari) 0-2
80/1 kg Dionis Gashi (Kosovë) – Petar Mariçiq (Mali i Zi) 0-2
86 kg George Crotty (Angli) – Petar Lijesheviq (Mali i Zi) 2-0
92 kg Tadija Nikolovski (Serbi) – Genti Morina (Suedi) 0-2
67/1 kg Patrick Hewitt (Angli)
80/2 kg Branko Vinçiq (Suedi)
Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/