Qyteti i Kërçovës sonte është nikoqire e një spektakli të madh të sporteve luftarake i cili pritet të dhurojë emocione për të gjithë dashamirët e boksit. Oerganizator i këtij spektakli të boksit është promotori Avdyl Salihu, dhe e njëjta do të mbahet në “Garana Fight Night”, ku luftën kryesore të kësaj mbrëmjes do t’a zhvilloj boksieri, kërçovar Mersim Zeqiri, me ç’rast ai, para bashkëvendasve të tij do të luftoj për dy tituj internacional UBO – UBF. Zeqiri, pas vetëm një viti në boksin profesionist, tani ka fituar të drejtën të luftoj për këta dy tituj, ndërsa kundërshtari i tij do të vij nga Venezuela e Amerikës Latine dhe është Gregorio Domingues e në rast të një triumfi do t’i hapen dyert që në të ardhmen të luftoj edhe në evente më të mëdha botërore.
Në këtë mbrëmje boksi do të paraqiten edhe boksierë tjerë shqiptar të njohur si Aleksander Kallashi, Viktor Cakiqi, Dielli Vranoci, Ndriqim Emini, Xhon Xhini dhe Elbasan Hajzeraj.
Këtë spektakël të boksit profesional pritet ta ndjekin numër i madh i adhuruesve të boksit nga Kërçova , rrethina dhe jo vetëm./tvklan.mk/