Boksieri shqiptar, Kristian Prenga, do të ndeshet më datë 25 mars në Atlantic City në SHBA për dy tituj kampion, titullin WBA dhe atë NBA.
Një ngjarje kjo e rrallë për një boksier shqiptar.
Nëpërmjet një postimi në Facebook,boksieri premton të japë maksimumin e tij në ring, që të fitojë dy brezat për t’i sjellë në Atdhe.
Prenga i ka bërë thirrje teë gjithë bashkëkombasve të tij që ta mbeshtesin gjatë ndeshjes me flamurin shqiptar.
Deri më sot asnë boksier shqiptar nuk ka arritur të konkurojë dhe brenda një ndeshjeje të luhet për këta 2 tituj.
Kujtojmë se Prenga bokson me flamurin kombëtar dhe kjo fitore do ta rendiste atë ndër 15 boksierët më të mirë në botë te momentit.