Ishte kjo fitorja e 42-të në boksin profesional
Boksieri shqiptar Nuri Seferi, mbrëmë në luftën e tij të 52-të në boksin profesional mundi hungarezin Tamasa Laskan me nokaut teknik në raundin e dytë. Kjo fitore në Bad Wuldingen të Gjermanisë, ishte e 42-ta në karrierë, ndërsa ishte e rëndësishme për shkak se ishte një ndeshje rikthimi për “Tajsonin Shqiptar”, një rikthim të cilën e kërkonte edhe vet publiku i boksierit. Pas kësaj fitore Nuri Seferi gjithsesi se nuk do t’i thotë lamtumirë boksit por do të përgatitet fuqishëm për sfidat e radhës që e presin në vjeshtë. /KlanMacedonia/