Boks: Fury i trembet rivalit

Më 3 dhjetor, në stadiumin e Tottenham, në Londër, boksieri britanik Tyson Fury do të mbrojë titullin kampion bote (kategoria WBC) në peshën e rëndë ndaj patriotit të tij Derek Chisora. Kjo do të jetë sfida e tretë mes dy boksierëve, me Fury që i ka fituar dy të parat.

Pavarësisht kësaj, Fury (32 fitore e 1 barazim) ka respekt për Chisora (33 fitore e 12 humbje), duke e konsideruar atë si një “bionic man” (njeiru bionik). “Kanë kaluar 8 vjet nga hera e fundit që jemi përballur dhe shumë gjëra kanë ndodhur që nga ajo kohë. Të dy kemi ndryshuar si boksierë”, tha Fury.

“Pres që Chisora të jetë i njëjti boksier kokëfortë në ring si gjithnjë. Ka një forcë e grintë të jashtëzakonshme, ndaj nuk e kam nënvlerësuar një rival të tillë. E di që Chisora mund të mposhtë këdo nga “top-10” më të mirë në botë. Kush mendon se do të jetë sfidë e lehtë i them se ai është një një njeri bionik, pasi ka një kokë si shkëmb”, tha Fury.

“Nuk ka për të qenë një sfidë e lehtë për mua, por mezi e pres këtë sfidë. Ne jemi të dy profesionistë prej 14 vitesh në ring, ndaj kemi se çfarë të tregojmë. Dereck e ka treguar veten kurdoherë, ndaj do të jetë një duel argëtues për të gjithë”, u shpreh Fury, i pamposhtur në karrierën e tij.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share