Boks: Florian Marku më 2 shtator kundër irlandezit Dylan Moran

Florian Marku njofton përballjen e radhës!

Pas një mungese të gjatë prej afro 1 viti, në ringun e boksit, 30-vjeçari lushnjar, Florian Marku do të rikthehet në ring më 2 shtator ku kësaj radhe kundërshtar i tij do të jetë boksieri irlandez Dylan Moran.

Njoftimin për përballjen e radhës e ka shpërndarë vetë Marku, i cili në botën e boksit njihet gjithashtu me nofkën “Mbreti Shqiptar”.

Në postimin e shpërndarë në rrjetet sociale, 30-vjeçari thërret tifozët t’i bashkohën më 2 shtator, “AO Arena” të Mançesterit, aty ku do të zhvillohet dhe përballja.

Lexo gjithashtu

Fiton boksieri Hysa

Boksieri shqiptar Nelson Hysa mbrojti me sukses titullin UBO në ndeshjen kundër rivalit namibian Vikapita Meroro. Ndeshja që…
Më tepër
Total
0
Share