Bojan Jovanovski – Boki 13, sot ka dorëzuar kërkesë në Gjykatën Themelore Penale për përsëritjen e procedurës për lëndën “Reket”,në të cilin është dënuar në dënim me burg prej nëntë vjetëve për marrje të shpërblimit për ndikim ilegal dhe pastrim parash dhe kontribute tjera të veprës penale.
Sipas Jovanovskit, me këtë aktvendim nuk është konfirmuar e vërtate materiale për këtë ngjarje penale juidike, por, aktvendimi ka shërbyer vetëm si instrument për kundërshtime politike dhe përfitime të pikave politike në dëm të personave të dënuar.
Në konferecën e sotme para Gjykatës Penale, Jovanovski ka theksuar se kërkesa del nga dëshmitë e marra që kanë të bëjnë me elementet rinj, të cilët duhet të vërtetohen në ekspertizën ekonomike, të cilët e ka deponuar Jordan Kamçev para Gjykatës Themelore Civile.
Ai i përmendi dëshmitë kundërshtare nga Jordan Kamçev, nga nëna e tij biznesmene RatkaKunovska-Kamçeva, si dhe arkëtarja Mirjana Boshkovska në Gjykatës Themelore Penale dhe në Gjykatën Civile
Ai pret që Gjykata Themelore t’i pranojë konstatimet, ta përsërisë procedurën dhe me këtë rast të vërtetojë ku kanë përfunduar paratë.
Në pyetjen e gazetarëve lidhur me pohimet e tij se po përgatitet likuidimi i tij nga persona që kanë pushtet real politik, ai është përgjigjur se ka qenë “proaktiv” nga burgu i Idrizovës.