Dhënia e dokumenteve të udhëtimit për qytetarët vonon nga disa muaj edhe krahas premtimit të ministrit Toshkovski, theksoi zëvendësministri plotësues Mitko Bojmacaliev duke u përgjigjur në deklaratat e tij se nuk ka nevojë të shkojë në Mexhitlia që të shohë nëse kanë arritur formularët.
“Kjo flet për kulturën e tij politike, jetojmë në shoqëri të lirë, demokratike, është e lejuar që gjithmonë të thuhet çka dëshiron. Unë vetëm do të them se kur flas, flas me fakte, ndërsa fakt është se në mandatin e ministrit Spasovski për dokumentet personale qytetarët u fotografuan dhe i merrnin për 15 ditë. Është fakt se në mandatin e ministrit Pançe Toshkovski qytetarët do t’i marrin dokumentet e tyre për 2,5 muaj dhe fakt është se edhe vet e pranoi këtë. Anketa e fundit e Eurothink flet se në mandatin e Spasovskit qytetarët konkretisht nga shërbimet administrative ishin të kënaqur mbi 50 për qind, ndërsa tani janë rreth 20 për qind”, theksoi Bojmacaliev.
Në lidhje me vonesën e rekonstruimit të objektit të policisë në Ohër, ai shtoi se do të përfundojë.
“Kur erdhëm në MPB trashëguam objekte të rrënuara dhe katastrofike, polici pa uniformë, polici pa paga të rritura, polici pa bonuse të paguara të pagave. Për vetëm shtatë vjet rikonstruam 80 objekte, dy objekte janë në vijim të rikonstruimit, dy janë ndërtuar dhe një ndërtohet. Rreth 17 milionë euro investuam në këtë, në të mira materiale – teknike, në uniforma rreth 13 milionë euro, kështu që sot është lehtë të flitet nga ai pozicion. Le të mos shqetësohet, edhe objekti në Ohër do të përfundojë”, shtoi Bojmacaliev.