Bojmacaliev për Klan M: Nuk kam njohuri për nevojën e rritjes së sigurisë policore gjatë zgjedhjeve në Tetovë dhe Gostivar

Zëvendës Ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev tha në emisionin e mëngjesit Ora e Parë në Klan Maqedoni se për momentin nuk ka informacion për pohimet e ministrit të Punëve të Brendshme, Toshkovski se duhet shtuar siguria policore gjatë zgjedhjeve në Tetovë dhe Gostivar. Kjo, sipas tij, nuk është përgjegjësi e ministrit por e drejtorit të Byrosë së Sigurisë Publike.

,,Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski e ka komandën e artë dhe për këtë vendos nëse dalin të dhëna të caktuara. Tasevski deri më tani nuk ka dhënë asnjë urdhër për rritjen e sigurisë policore gjatë zgjedhjeve në Tetovë dhe Gostivar. Ne duhet të punojmë ekskluzivisht sipas ligjit. Ne duhet të garantojmë sigurinë e këtyre zgjedhjeve. Fillova duke vizituar të gjitha stacionet policore, bisedoj me të gjithë për të organizuar zgjedhje të ndershme dhe demokratike. Kur shpallen zgjedhjet, përkujdeset për procesin zgjedhor dhe kemi nënshtabe në të gjitha shtabet. Pas informacionit të marrë, bëhet një vlerësim se ku dhe çfarë do të marrim”, tha Bojmacaliev.

Bojmacaliev pohon se tani për tani bashkëpunimi dhe komunikimi me ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski është i mirë dhe nuk ka keqkuptime mes tyre. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share