Bojkoti i marketeve, analistët në Klan Debat: Do të ketë efekt, të shohim si do të veprojnë tutje tregtarët!

Në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia u diskutua për bojkotin e marketeve të paralajmëruar për ditën e nesërme.

Analisti Aleksandar Çomovski tha se çmimet e larta janë në favor të qeverisë dhe tregtarëve.

“Mendoj që rritja e çmimeve është një marrëveshje xhentëllmenësh midis qeverisë dhe tregtarëve. Paratë që u dhanë për pensionista, duhet të kthehen në një formë. Mos harroni se sa fiton shteti nga konsumi qytetar dhe TVSH-ja e produkteve, ndaj e gjithë kjo është në favor të qeverisë dhe pronarëve ose menxherëve të marketeve”, tha Comovski.

Analisti Srgjan Ivanoviq tha se bojkoti do të jap efekt një ditor në qarkullimin financiar të marketeve, mirëpo sipas tij pas këtij veprimi pritet të shihet se si do të veprojnë marketet.

“Një ditë bojkot mendoj që do të ndikoj sado pak, do të kemi qarkullim më të ulët ekonomik, mirëpo besoj që njerëzit mund të dalin sërish të blejnë së paku gjerat më elemantare ditore.  Nuk shoh që marketet kanë ndonjë zbritje, mirëpo unë mendoj që tregtarët nuk duhet të hyjnë në luftë me klientët sepse atëherë ngec puna dhe nuk gjindet zgjidhje për diçka që është në favor të të dy palëve tregtar-konsumator. Po sikur të dalim çdo javë me nga një ditë bojkot në javë, do të shohim se si do të reagojnë rrjetet e marketeve”, tha Ivanoviq.

Për analistin Ibrahim Mehmeti bojkoti nuk do të jep ndonje efekt të madh, mirëpo mesazhi i kësaj nisme do të dërgohet deri tek tregtarët.

“Bojkoti një ditor nuk mendoj që do të ketë ndonjë efekt, mesazhi do të dërgohet mirëpo çka tutje? Pra në Kroaci mendoj që ka pasur një mirëorganizim, sepse është bojkotuar një market dhe kanë blerë tek nje market tjetër, me të vetmen arsye, kush ka çmime më të lira aty do të blëjnë. Unë mendoj që shoqërisë tonë ende I duhet një kohë për tu organizuar mirë rreth këtyrë ngjarjeve”,tha Mehmeti.  /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share