Bojan Stojanovski: Do të vazhdojë ti them gënjeshtar Bytyqit sa herë që nuk e flet të vërtetën

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski ka dhënë versionin e tij lidhur me ngjarjen e djeshme dhe “përleshjen” me deputetin e LSDM-së Fatmir Bytiqi.  Sipas Stojanovskit, Bytiqi ka reaguar në atë mënyrë sepse është i shqetësuar nga të bëmat e tij gjersa ishte zëvendës kryeministër për çështje ekonomike.

Thotë se informacionet lidhur me një kompani me të cilën ka bashkëpunuar Bytiqi kanë qenë arsyeja se pse eskaloi situata. Thotë se do të vazhdojë ti demaskojë politikat e gabuara dhe gënjeshtrat që i thonë pasi kanë dalë në opozitë, funksionarët e Qeverisë së kaluar.
Stojanovski për më tepër deklaron se nuk ndjehet i frikësuar dhe shton se nervoza e ish zyrtarëve do të jetë edhe më e madhe kur tu vijë rendi për të dhënë përgjegjësi.

“Unë thash vetëm një fjalë, e ajo është fjala gënjen sepse sipas gënjeshtrave të thëna në foltore e tillë është edhe nofka. Unë do të dëshiroja t’i thoja se nuk e thot të vërtetën ose atë se faktet e tija nuk janë të vërteta por për atë që po fliste në atë moment ishte gënjeshtër dhe i thash fjalën gënjenë. Aq më shumë sa i ngushtohet rrethi dhe ngriten pyetje për përgjegjësi sa më shumë i afrohemi kriminelëve presim që nervoza e tyre të jetë edhe më e madhe. Kjo që ndodhi në seancën e djeshme nuk e frikëson dikë, kurse pyetjet e ngritura për përgjegjësi do vazhdojnë të ngriten dhe fjalë të tilla sikur e imja do të thuhen gjithmonë kur ata gënjejnë dhe nuk do ta thonë realitetin. Mendoj se ai u nevrikos sepse në diskutimin paraprak dhe replikat mes Filipçes dhe ministres së financave u përmend një program që pikërisht Bytiqi e ka udhëhequr gjersa ishte zëvendëskryeministër. Mendoj se aty flitet për një kompani interesante nga Manastiri dhe mendoj se u nevrikos sepse qytetarët dhe institucionet posaqërisht ata të sferës së hetuesisë kanë disa informacione që ai mendon se nuk i dimë” – tha deputeti Stojanovski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share