Dogana e Maqedonisë së Veriut ka konfiskuar rreth 50 kuti me pako të cigareve në pikën kufitare “Bogorodicë”.
“U parandalua kontrabanda e 50 kutive të paketave të cigareve që një shtetas grek i bleu në një free-shop dhe donte t’i sillte në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes pikës kufitare Bogorodicë. Vlera totale e paketave të cigareve është 85.900 denarë, ndërsa totali i detyrimeve doganore që personi ka dashur të shmangë është 60.900 denarë. Në zgavrat nga fabrika të tapicerisë së dyerve të pasme të automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi grek, doganierët zbuluan paketat e cigareve”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Doganave.